Taravari: Kuvendi i ASH-së autorizoi KQ të vendos për nisijen e bisedimeve për hyrjen ose je në Qeveri

21.01.2023 19:00

Në kuvendin e sotëm të ASH-së...

Në kuvendin e sotëm të ASH-së, kuvendarët autorizuan kryesinë qëndrore të kësaj partie që të formojë një komision dhe të shqyrtojë mundësinë e fillimit të negociatave për hyrjen apo mos hyrjen e ASH në qeveri.

Këto deklarata i bëri kreu i ASH-së, Arben Taravari, menjëher pas përfundimit të punimeve të kësaj partie.

“Kuvendi qëndrorë e autorizoi kryesinë qëndrore që më tutje ti vazhdon negociatat për kyçjen eventuale të ASH në qeveri ose eventualisht për ndërprerjen e negociatave, por e shofim diskutojmë tash në parti e formjomë në kryesi qëndrore një komision i cili do të jet i autorizuar dhe do të bisedon për cështje konkrete a ja vlenë apo nuk ja vlenë I bënë analizat brenda kryesisë qëndrore. Më shumë do të jemi të fokusuar në aaritjen eventuale të marveshjes në luftën kundër krimit e korrupsionit dhe funksionimin e shtetit të së drejtës” – tha Kryetari i ASH-së, Arben Taravari.

Në pretendimet e VMRO-DPMNE-së, se ASH ka presion nga faktori ndërkombtarë për të hyrë në qeveri, Taravari këto pohime i hodhi së të pabaza.

“Absolutisht jo, as Shqipëria, as Kosova e as faktori ndërkombtarë nuk ka të drejtë të përzihet në veprimet e ASH, por na kanë treguar gjërat që i përkrahin përshembull se duhet me cdo kusht ta p5rkrahim procesin e votimit të ndryshimeve kushtetuese. Ne këtë e kemi thënë se këtë e bëjmë edhe në opozitë edhe në pozitë. Gjithashtu na kanë thënë se nuk është mire të shpejtohet me zgjedhjet. Giithashtu askush nuk ka të drejt dhe as nuk lejojmë që të na përzihet të hyjm apo jo në qeveri. ”, tha Arben Taravari.

Në kuvendin e sotëm, ASH zgjodhi organet e reja partiake, ndër të cilat për herë të parë edhe kryetarin e kuvendit të ASH-së, pozicion ky në të cilin u zgjodh Ziadin Sela.

“Deri tash zgjodhëm sekretarin gjeneral të partisë. Sekretar gjeneral i partisë në periudhën e ardhshme do të jetë Krenar Lloga, zgjodhëm sekretarin organizativ, në periudhën e ardhshme sekretar organizativ i partisë do të jetë Isen Shabani, aktualisht kryetar i Komunës së Vrapçishtit, zgjodhëm tre nënkryetarët e partisë. Lam një vend të zbrazët për Tetovën, i cili do të zgjedhet në Kuvendin e ardhshëm. Nënkryetarë janë zgjedhur Bujare Abazi, Ilire Dauti aktualisht deputete e ASH dhe Elmi Aziri gjithashtu deputet aktual i ASH, Ziadin Sela njëzëri u zgjodh kryetar i kuvendit të ASH”, theksoi mes tjerash, Arben Taravari.

Ditët në vazhdim pritet të shihet se kur do të fillojnë negociatat për hyrjen e ASH në përbërjen e re qeveritare. (Fatlum Aqifi, TVM2)