Botë
Përleshje të ashpra, 16 civilë të vrarë në Ukrainë
03.02.2015 17:53
Në 24 orët e fundit, të paktën 16 civilë humbën jetën në përleshjet e ashpra në Ukrainën Lindore, kumtuan sot përfaqësuesit e Qeverisë ukrainase dhe të forcave pro-ruse...

Pesë civilë kanë humbur jetën në rrethinën e qytetit Debalcevo, gjashtë në rrethinën e Donjeckut dhe pesë në rajonin e Luganskut, transmetojnë mediat franceze.
Në disa ditë të fundit, luftëra më të ashpra udhëhiqen në rrethinën e Debalcevës, ku forcat pro-ruse këmbëngulin t'i rrethojnë ushtarët ukrainas. Me eskalimin e përleshjeve, në lindje të Ukrainës gjatë gjithë kohës rritet numri i të vdekurve.
Liderët e forcave pro-ruse mbrëmë kumtuan se planifikojnë "mobilizim të përgjithshëm" për numrin e ushtarëve të tyre nën armë ta rrisin në 100.000.
Në ndërkohë, mediat amerikane transmetojnë se përfaqësuesit zyrtarë të SHBA-së seriozisht e shqyrtojnë mundësinë nga armatimi i Kievit që ta shtyjnë Rusinë ta ndalë gjoja dhënien e përkrahjes ushtarake për forcat pro-ruse.
FARIJE DAUTI-BAKIU
