Fillon sezoni dimëror në Kodrën e Diellit
Sot zyrtarisht ka filluar sezoni i dimrit në Kodrën e Diellit....

Sot zyrtarisht ka filluar sezoni i dimrit në Kodrën e Diellit, siç edhe mund të shihni nga objektivi i kamerës sonë se shumë turist kanë ardhur për të shijuar borën e parë në Kodrën e Diellit, ata të ciët më së shumti e shijojnë janë fëmijët, të cilët mezi e kanë pritur këtë ditë.
“Po shumë më pëlqen, kam marrë edhe ski aty i kam, dua të skijoj dhe të hedh topa bore”.
“Super jam duke kaluar, me pëlqen shumë” – thanë disa nga fëmijët e intervistuar.
Nuk mungon edhe mysafir nga qytetet tjera të vendit por edhe të shteteve për rreth, të cilët kishin ardhur enkas për të shijuar skijimin në Kodrën e Diellit, por thanë se kanë bërë mbi 3 km rrugë deri sa kanë arritur në qendrën turistike.
“Është hera e parë që kam ardhur këtu në Maqedoni për skijim. Kodra e diellit e bukur përveç kolonës që ishtë në rrugë.
“Është hera e parë që vi këtu, është shumë bukur për mrekulli, pista e mir vendi shumi i mirë. Dy km e gjysëm kemi ecë rrugë.” – u shprehën disa turist nga Kosova.
Adem Avziu, drejtor i “Elem-Turs”, tha se të gjithë teleferikat janë në gadishmëri për vizitorët, dhe paralajmëroi se do të ketë edhe skijim natë në fund javë.
“Kemi kushte optimale për skijim e kemi filluar sezonin e skijimit në qendrën turistike Kodra e Diellit, kemi vizitor të shumtë edhe si duket mezi e kanë pritur këtë ditë. Të gjitha skiliftat janë në funksion perveç Celipashinës, shkaku i mjegullës në mëngjës. Shpresoj se nga fundjava të kemi edhe skijim nate.” – deklaroi Adem Avziu, Drejtor i Elem-Turs.
Edhe këtë vit vizitorët e kësaj qendre turistike detyroheshin ti parkojnë veturat 5 km larg dhe në këmb vazhdonin rrugën për tek qendra turistike Kodra e Diellit, pasi qeveria aktuale, por edhe ato paraprake nuk arritën të sigurojnë së paku vende parkime për vizitorët e Kodrës së Diellit. (Visar Sadiku, TVM2)
