VMRO-DPMNE, pushteti po bën presioni ndaj deputetëve
VMRO-DPMNE-ja akuzon disa struktura....

VMRO-DPMNE-ja akuzon disa struktura siç thonë kriminale të udhehequra nga LSDM-ja se po bëjnë presion ndaj disa deputetëve të shumicës qeveritare, të cilët janë të gatshëm të votojnë për mosbesim të Qeverisë, dhe vendi të shkonë drejtë zgjedhjeve të parakohshme Parlamentare.
Sipas zëdhënëses së kësaj partie Marija Miteva, disponimi antiqeveritar në popull rritet me çdo përpjekje të dhunshme të Kovaçevskit dhe LSDM-së për të mbajtur veten artificialisht në pushtet.
“Ëshë e kotë të mundohet të realizojnë presione mbi çdo deputet, dhe kjo është edhe një tregues i qartë për përdorimin e metodave jo-demokratike të cilat i përdorë pushteti. Fillimishtë i fyen, ofendojnë dhe kërcënojnë mediumet, ndërsa tani me të njëjtat metoda, po i sulmojnë anëtarët dhe deputetët e tyre të cilët janë pro zgjedhjeve të parakohshme. Pikërishtë deputetët e shumicës e kanë të qartë se kjo Qeveri duhet të largohet, prandaj qeveria e Kovaçevskit po përdorë ndërmjetësues dhe me metoda të ulta sulmonë të pa kënaqurit” – tha Zëdhënësja e VMRO-DPMNE-së, Marija Miteva.
LSDM, po fundosen gënjeshtrat e Mickovskit
Por nga LSDM janë përgjigjur se gënjeshtrat e Hristijan Mickoskit çdo ditë e më shumë po dalin në shesh.
Sipas tyre lideri i opozitës maqedonase Mickovski fillimishtë filloi të trumbetonte se deri në fund të janarit do të ketë 61 deputetë për shpërndarjen e Kuvendit, ndërsa kur e sheh se kjo nuk mund të realizohet, ai akuzonë partitë në pushtet se po ushtrojnë presion ndaj deputetëve.
“Po fundosen gënjeshtrat e Mickovskit, I cili njëher pohonte se deri në fund të janarit do të ketë 61 deputet për ta shpërbë Kuvendin,ndërsa tani pohon se po bëhet presion. Mickoski nuk ka 61 deputetë, nuk e shpërbënë Kuvendin, kurse shumica aktuale qeveritare do të jetë më e madhe se sa është sot. Deputetët janë të lirë të vendosin sipas mandatit të marrë dhe sipas pozitës së tyre politike në partinë politike. Edhe para një viti Mickoski thoshte se do të ketë shumicë të re, dhe në atë kohë doli se shumica u rritë, e njëjta do të ndodhë edhe tani, gënjeshtrat e Mickoskit, apo më mirë thënë pengut të Dimitar Apasiev dhe Levicës, kanë dështuar” – thanë nga LSDM.
Ndërsa partitë politike shqiptare në këtë drejtim janë qartë të pozicionuara, dhe pothuajse të gjitha subjektet politike janë kundër zgjedhjeve të parakohshme, kurse prioritet i japin ndryshimeve kushtetuese. (Fitim Kryeziu, TVM2)
