Ndryshimet kushteutese dhe afatet, Musliu: Qeveria të mendojë, s'kemi shumë kohë
Qeveria të bëjë çmos dhe t'i bind partitë politike....

Qeveria të bëjë çmos dhe t'i bind partitë politike që ti bashkangjiten strategjisë shtetërore për ndryshimet kushtuetuese dhe të vazhdohet me integrimet, vlerësojnë analistët politik.
Partitë politike t'i lënë anash kalkulimet ditore, potencon njohësi i çështjeve Albert Musliu dhe në vend të dobive partiake t'i venë prioritet interesat e shoqërisë.
Sipas tij, duhet dëgjuar thirrja e autoriteteve evropiane te cilët parandalojnë ngërç në raport me BE-në, po qe se kuvendi nuk arrin të miratojë ndryshimet kushtetuese deri në nëntor.
“Nëse nuk bëhen ndryshimet kushtetuese dhe kalon procedura e skriningut, ne pa ndryshime kushtetuese nuk mund të vazhdojmë me hapjen e kapitujve dhe gjithë ai proces do të ketë pauzë. Qeveria e ka obligim dhe gjithë subjektet e kanë obligim, jo vetëm pushteti por edhe ato në opozitë ta tregojnë përgjegjshmërinë ndaj qytetarëve dh ta debllokojnë procesin. Qeveria të bëjë çka mundet me qëllim që ta bind opozitën, sidomos atë maqedonase, se këto ndryshime duhet të bëhen dhe janë në të mirë të qytetarëve, t'a tejkalojnë veten, sepse kjo nuk është benefit partiak por është për shtetin” – tha analisti politik, Albert Musliu.
Bartësit e çështjeve integruese paralajmërojnë hapjen e debateve në nivel ekspertësh me qëllim të ngritjes së peshës politike të ndryshimeve kushtetuese.
Ndërkohë, nga kuvendi këmbëngulin të mos fillojë porocedura pa u siguruar 2/3 e votave, rruga e vetme që mundëson ndryshimn e preambulës dhe inkorporimin e bullgarëve në aktin më të lartë juridik. (Nermin Mulaki – Fejzullahu, TVM2)
