Bullgari, Osmani dënon dhunën, por edhe provokimet
Nuk do të lejojmë mohimin e komunitetit bullgar në Maqedoninë e Veriut....

Nuk do të lejojmë mohimin e komunitetit bullgar në Maqedoninë e Veriut, ashtu siç nuk do të lejojmë mohimin e popullit maqedonas, tha ministri i punëve të jashtme, Bujar Osmani, pas vizitës së shtetasit të Maqedonisë së Veriut, Pendikov në Sofije, i cili para disa ditësh u sulmua fizikisht në Ohër.
Shefi i diplomacisë tha, se provokimet nga të dyja palët duhet menjëher të ndalojnë dhe siguroi që vendi ynë do të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme kundër dhunës dhe provokimit, madie edhe kur ato bëhen nga politikanët që vinë në Maqedoni dhe e fyejnë popullin maqedonas.
“Ne nuk do të lejojmë mohimin e komunitetit bullgar në Maqedoninë e Veriut, ashtu siç nuk do të lejojmë mohimin e popullit maqedonas. Për këtë arsye, dua të përçoj mesazhin që këto provokime duhet të ndalen dhe të them se çdo ardhje në Maqedoninë e Veriut me qëllim fyerje dhe mohimi të popullit maqedonas ,duhet seriozisht ta trajtojmë dhe ajo të jetë ardhja e fundit. Provokimi nga politikanët të cilët vinë në Maqedoninë e Veriut në mes të Shkupit e mohojnë popullin maqedonas, e fyejn popullin maqedonas, këtë duhet ta ndalojmë” – tha Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani.
Osmani tha, që institucionet në vend do ta zbardhin incidentin në Ohër, ndërsa komuniteti bullgarë do të respektohet dhe do t’i gëzojë të gjitha të drejtat, lirit dhe privilegjet si të gjithë qytetarët tjerë dhe komunitete tjera që jetojnë në Maqedoninë e Veriut.
Milkov: Të dënohen autorët
Ministri bullgarë Millkov, tha se një atmosferë e vonuar nuk duhet të tolerohet. Sofja insiton që të zbulohen dhe të dënohen sulmuesit e Pendikovit.
“Hristian Pendikov është sulmuar për shka të ideve të tija, është person që mbron një kauzë. Situata nuk duhet të vazhdojë kështu. Bullgaria me vendosëshmëri insiston që autorët e kësaj dhe të gjitha rasteve të tjera të ngjajshme të dënohen. Këtu gjithashtu jam, që t’i them “JO” kthimit të kësaj rruge ,kthimit të këtyre traditave të këqija, të cilat janë të lidhura hitorikisht me popullin maqedonas. Të tilla gjëra nuk kanë vend në Evropë dhe ne jemi jashtëzakonisht të shqetësuar” – u shpreh Ministri i Punëve të Jashtme të Bullgarisë, Nikollaj Milkov.
Për incidentin në Ohër, Minisria e Punëve të Jashtme e Bullgarisë i dërgoi një notë proteste ambasadores Agnesa Rusi Popovska.
Pendikov është shtetas i Maqedonisë së Veriut, i cili është deklaruar si bullgar me etni dhe është sekretar i klubit bullgarë “Borisi i Tretë” në Ohër.
Pas sulmit ai është transportuar me avion qeveritar në një spital në Sofie. Për të njejtin në Maqedoninë e Veriut, vitin e kaluar është ngritur kallëzim penal për tregëti me mjete narkotike. (Farije Dauti – Bakiu, TVM2)
