Tragjike në Los Anxhelos, të paktën 10 të vrarë nga të shtënat
Një sulmues ka vrarë 10 persona...

Një sulmues ka vrarë 10 persona dhe ka plagosur 10 të tjerë në një klub vallëzimi në Los Anxhelos, pas festimit të Vitit të Ri Hënor.
Autoritetet janë në kërkim të të dyshuarit pas të shtënave masive.
Nga departamenti policor në Los Anxhelos thonë se të plagosurit janë dërguar në spital, duke theksuar se disa janë në gjendje stabile, e disa në gjendje kritike.
Thonë se 10 persona vdiqën në vendngjarje në qytetin Monteri Park.
Festimet për Vitin e Ri Hënor mbledhin mijëra vetë. Monteri Park gjendet 13 kilometra në lindje të Los Anxhelos. Ky qytet ka afër 60.000 banorë dhe është shtëpi e një komuniteti të madh aziatik.
Një dëshmitar i ka thënë Los Angeles Times se tre persona hyn në restorantin e tij dhe i thanë të mbyllte dyert pasi në atë zonë ishte një person me armë automatike.
Festivali vjetor për Vitin e Ri Hënor zgjat një javë dhe më herët ka mbledhur mbi 100.000 vizitorë.
