Lufta në Ukrainë, Rusia sulmon nga ajri Bahmutin
Ushtria ukrainase tha se forcat ruse...

Ushtria ukrainase tha se forcat ruse gjithnjë e më shumë po përdorin sulmet ajrore, ndërsa po vazhdojnë avancimin e tyre në qytetin strategjik të Bahmutit.
Ky qytet gjendet në rajonin lindor ukrainas të Donbasit. Nga Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë ukrainase thonë se përdorimi i dronëve kamikazë dhe i raketave vazhdon të mbeten kërcënim për mbarë Ukrainën.
Afër Bahmutit, ku për javë të tëra ka pasur luftime të ashpra, forcat ruse “po rrisin intensitetin e përdorimit të aviacionit”, por po “mbrojnë veten” në disa zona në Ukrainë, tha ushtria ukrainase.
Më shumë se 11 muaj që kur ka nisur pushtimi i paprovokuar rus i Ukrainës, luftimet janë përqendruar në Bahmut, në afërsi të qytetit Kermina në verilindje dhe në rajonin jugor të Zaporizhjës. Kievi i ka bërë thirrje partnerëve të tij perëndimorë që t’i ofrojnë më shumë armatim, përshirë tanke të rënda, pasi Rusia duket se po bëhet gati për një operacion të shkallës së gjerë që do të shkojë përtej rajonit të Donbasit.
