Maqedoni

Parashikimi i motit

23.01.2023 08:50

Vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të paqëndrueshme këtë të hënë....

Moti sot do të jetë kryesisht i vranët me vranësira të ndryshueshme në pjesët lindore. Nga mëngjesi do të ketë reshje shiu, të cilat vende-vende në orët e pasdites do të jenë të dendura. Në viset malore, ndërsa pasdite edhe në disa vende më të larta do të ketë reshje bore. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi juglindor, e cila përgjatë Vardarit herë pas here do të përforcohet.
 
Temperatura minimale do të jetë në interval prej 1°C deri në 7°C, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 5°C deri në 12°C.
 
Në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë i ngjashëm, me vranësira të ndryshueshme dhe me reshje shiu. Do të fryjë erë e dobët nga drejtimi juglindor. Temperatura minimale do të ulet në 2°C, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 8°C.