Botë
Shqipëri, gjendje e rëndë në zonat e përmbytura
03.02.2015 17:58
Pavarësisht se gjatë ditës së sotme nuk ka pasur reshje shiu, situata në familjet e përmbytura në Vlorë dhe në Fier vijon të jetë mjaft e rëndë...

Në banesat e personave të përmbytur është shkatërruar gjithçka për shkak të reshjeve, që në kulmin e tyre kanë arritur edhe një metër.
Banorët rrëfejnë tmerrin që kanë parë me sy jo vetëm teksa kanë parë shtëpitë e tyre të përmbyten, por edhe bagëtitë.
Në Berat sot ishte i pranishëm kryeministri, Edi Rama, i cili kërkoi ruajtjen e nivelit të lartë të gatishmërisë, pasi, sipas tij, parashikohet një përkeqësim tjetër i kushteve meteorologjike.
Pjesa më e madhe e Shqipërisë është prekur nga përmbytjet gjatë tre ditëve të fundit. Sipas autoriteteve të Ministrisë së Bujqësisë, shkak për këto përmbytje janë bërë ndërtimet pa kriter në breg të lumenjve.
Pavarësisht se situata meteorologjike sot ishte më e mirë, pritet që ditët në vijim të përkeqësohet.
