Maqedoni

Mbahet mbledhja e Këshillit të Sigurimit, diskutohet për situatën e sigurisë në RMV

23.01.2023 10:47

Këshilli i Sigurimit i Republikës së Maqedonisë së Veriut, sot në ora 15:00...

Këshilli i Sigurimit i Republikës së Maqedonisë së Veriut, sot në ora 15:00 do të mbajë seancë në kabinetin e presidentit Stevo Pendarovski.
 
Nga kabineti i presidentit njoftuan se në rend dite të seancës së 18 të Këshillit të Sigurimit do të jetë situata e sigurisë në Maqedoninë e Veriut dhe në rajonin euroatlantik. Në seancë, përveç anëtarëve të Këshillit të Sigurimit, do të marrin pjesë edhe drejtori i Agjencisë për Inteligjencë Erold Musliu, drejtori i Agjencisë për Siguri Kombëtare Zharko Milloshevski dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Armatës, Vasko Gjurçinovski. Pas përfundimit të seancës, presidenti Stevo Pendarovski do të bëjë një deklaratë për publikun, e cila do të transmetohet drejtpërdrejt.