Maqedoni
Gjykata penale, pritet vendim gjyqësor për “Titanik 2”
23.01.2023 11:12
Në Gjykatën Penale Shkup për sot është caktuar shqiptimi i aktvendimit të ri për rastin “Titanik 2”...

Në Gjykatën Penale Shkup për sot është caktuar shqiptimi i aktvendimit të ri për rastin “Titanik 2”. Në këtë rast të akuzuar janë ish-drejtori i DSK-së Sasho Mijallkov, lideri i PDSh-së, Menduh Thaçi, si dhe ish-anëtarët e KShZ-së, Bedredin Ibraimi nga PDSh dhe Aneta Stefanovska, Vllatko Sajkovski dhe Sasho Srcev nga VMRO-DPMNE.
Aktvendimi i parë ishte shqiptuar më 8 mars 2019 kur të akuzuarit u dënuan me burg. Gjykata e Apelit e shfuqizoi këtë vendim dhe lëndën e ktheu në rigjykim, informon Zhurnal. Hetimi për këtë rast i filloi Prokuroria speciale më 12 shkurt 2016. Mijallkov dhe Thaçi akuzohen për marrëveshje për votim në KShZ për ankesë të dorëzuar nga DPMNE për zgjedhjet lokale në Strumicë 2013. Mijallkov fillimisht u dënua me burg prej 3 vitesh, ndërsa Menduh Thaçi 3 vite e dy muaj, Bedredin Ibraimi me katër vite e gjashtë muaj, ndërsa anëtarët e tjerë nga 3 vjet burg. Vepra për të cilën akuzohet Mijallkov, vjetërsohet në muajin prill.
