Botë

Beograd, takimi me bashkëpartiakët, Vuçiq paralajmëroi tërheqje

23.01.2023 11:29

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me ftesë të kryeministres Ana Brnabiq do të marrë pjesë në seancën e Qeverisë për Kosovën....

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me ftesë të kryeministres Ana Brnabiq do të marrë pjesë në seancën e Qeverisë për Kosovën.
 
Në seancë presidenti duhet të informojë anëtarët e qeverisë për negociatat me delegacionin e lartë perëndimor. Presidenti e cilësoi takimin me “pesëshen” perëndimore si një nga ditët më të vështira për Serbinë. Ai ka theksuar se “për shkak të asaj që nuk e pret në të ardhmen”, nevojitet unitet. Vuçiq dje ka pasur takim me  bashkëpunëtorët e tij partiak.
 
Gjatë takimit ka pasur mosmarrëveshje dhe thirrje për të hequr dorë nga negociatat me ShBA-në dhe BE-në. Sipas informacioneve, ndaj këtyre mosmarrëveshjeve ka reaguar presidenti Vuçiq, i cili ka thënë se nëse dikush mendon se mund ta udhëheqë vendin më mirë se ai, është i gatshëm t'ua lërë atyre dhe më pas është larguar nga takimi, ndërkohë për pasditen e sotme është paralajmëruar fjalim para opinionit.