Botë
Moti i keq në Kosovë, frikë për përmbytje masive në disa zona
23.01.2023 11:46
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot pritet të ketë përsëri reshje shiu...

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot pritet të ketë përsëri reshje shiu, fillimisht në pjesën perëndimore dhe veriperëndimore të vendit ku parashikohet të jenë me intensiteti të ulët deri mesatarë, të cilat gradualisht do ta përfshinë pjesën më të madhe të vendit.
“Duke e pasur parasysh situatën me përmbytje të deri tanishme, sidomos në Mitrovicë, Skenderaj, Klinë etj, kjo gjendje mund ta vështirësoj edhe më tutje situatën, ngase rrjedhat ujore të këtyre zonave janë në kapacitetet e tyre maksimale, tokat sidomos ato në viset e rrafshëta janë të tejngopura me ujë dhe është limituar kapaciteti i tyre absorbues, gjegjësisht lagështia e tokës në shtresën sipërfaqësore.”, njoftojnë nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës
