Botë

Lufta në Ukrainë, kreu i Dumës kërcënon me hakmarrje bërthamore

23.01.2023 10:32

Kreu i Dumës shtetërore ruse tha se premtimi nga Perëndimi që t’i ofrojë armë shtesë Kievit

Kreu i Dumës shtetërore ruse tha se premtimi nga Perëndimi që t’i ofrojë armë shtesë Kievit mund të çojnë në një nivel të ri luftën në Ukrainë, që mund të rezultojë në një “katastrofë globale”.
 
Vyacheslav Volodin shkroi në Telegram se “nëse Uashingtoni dhe shtetet e NATO-s furnizojnë me armë, që mund të përdoren për të goditur qytetet civile dhe për përpjekjet për të marrë nën kontroll territoret tona, kjo do të çojë në ndërmarrjen e masës hakmarrëse, duke përdorur armët më të fuqishme”. Këto komente të kreut të Dhomës së Ulët të Parlamentit rus gjerësisht janë kuptuar se kanë të bëjnë me armët bërthamore. Ai i shtohet listës së zyrtarëve rusë të cilët së fundmi kanë kërcënuar me një përshkallëzim të madh të luftës së paprovokuar që Kremlini nisi kundër Ukrainës 11 muaj më parë.
 
Volodin tha se Uashingtoni dhe Brukseli e kanë përgjegjësinë që të mos e përshkallëzojnë luftën në Ukrainë, ku forcat ruse janë dënuar ndërkombëtarisht nën supozimet se kanë kryer krime të luftës dhe kanë goditur caqet civile, infrastrukturën e energjisë, me qëllim që të dobësojnë fuqinë e Ukrainës gjatë dimrit. Më 19 janar, ish-presidenti rus, Dmitry Medvedev, paralajmëroi NATO-n se mposhtja e Rusisë në Ukrainë do të mund të nxiste një luftë bërthamore.