Botë
Alepo, shembet ndërtesa e banuar, njoftohet për 16 viktima, ka dhe fëmijë
23.01.2023 12:30
16 persona, përfshirë dhe fëmijë, u vranë kur një ndërtesë u shemb në një lagje të Alepos...

16 persona, përfshirë dhe fëmijë, u vranë kur një ndërtesë u shemb në një lagje të Alepos, qyteti i dytë më i madh i Sirisë. Ndërtesa pesëkatëshe u shemb pasi uji u derdh në themelin e saj, ndërsa banorët ishin duke fjetur, njoftoi agjencia zyrtare siriane e lajmeve Sana.
Shtatë familje jetonin në ndërtesë, sipas ministrisë së brendshme, afro 35 persona sipas banorëve, megjithëse është e paqartë se sa prej tyre ishin brenda ndërtesës kur ajo u shemb. Numri i të vdekurve ishte 16 dhe 4 të plagosur deri vonë të dielën pasdite, raportoi Sana. Sipas Observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut me qendër në Britani, i cili ka një rrjet të madh burimesh në terren në Siri, tha se një fëmijë u vra. Agjencia zyrtare kurde e lajmeve Anha kishte raportuar për 12 të vdekur, duke përfshirë 5 fëmijë. Katër persona u nxorën të gjallë nga rrënojat, sipas Sana. Ekipet e shpëtimit, forcat e mbrojtjes civile dhe zjarrfikësit po vazhdojnë operacionet e kërkimit për të gjetur persona të tjerë të zhdukur në rrënoja.
