Sezoni i viruseve, tani që shkolla nisi, prindërit i frikësohen gripit

23.01.2023 16:22

Prindërit janë të shqetësuar për shëndetin e fëmijëve....

Nxënësit janë kthyer të lumtur në bankat e shkollës. Prindërit janë të shqetësuar për shëndetin e fëmijëve, për shkak të situatës me viruset dhe gripin. Thonë se do ishte mirë që gjysmëvjetori i dytë të shtyhej edhe për dy javë.

“Gjysmëvjetori i parë duhej të shtyhej  të paktën për  dy javë ose duhet të vazhdon  për dy javë mësimin online.”, - tha një qytetar.

“Ka gripe, por fëmijët duhet ta vazhdojnë vitin shkollor.”, - u shpreh një qytetar tjetër.

“Vlerësoj se duhet të shtyhet pushimi, sepse ende ka viruse.”, - theksoi një qytetar tjetër.

“Ky është institucion ku nxënësit janë në komunikim të përditshëm, nuk e di se si do të mbrohen tani që maskat nuk janë më obligative,  por fëmijët kanë fituar zakone higjienike nga vitet e kaluara.”, - u shpreh mësuesja, Antonella Angellovska.

Në vend është regjistruar rasti i parë i të infektuarit me llojin e ri të virusit korona i ashtuquajtur  Kraken. Epidemiologët sigurojnë se nuk ka vend për panik, sepse varianti Kraken ka një pasqyrë të lehtë klinike. (Vlora Latifi Topojani, TVM2)