BE miraton 500 milionë euro ndihmë ushtarake për Ukrainën

23.01.2023 17:43

BE-ja ka rënë dakord të dërgojë 500 milionë euro....

BE-ja ka rënë dakord të dërgojë 500 milionë euro ndihmë ushtarake në Ukrainë, thanë burimet.

Hungaria e miratoi vendimin, pasi e kishte bllokuar më parë paketën, por sinjalizoi kundërshtimin e saj ndaj më shumë sanksioneve dhe veçanërisht atyre që do të kufizonin bashkëpunimin e saj me Moskën në energjinë bërthamore.

45 milionë euro të tjera për “pajisje jo-vdekjeprurëse” do të jenë pjesë e misionit të trajnimit ushtarak të BE-së për Ukrainën, sipas një prej diplomatëve të saj.