Kriza ushqimore globale, rritje dramatike, 823 milionë të uritur në botë
Nga 150 milionë që ishte përpara tre vjetësh....

Nga 150 milionë që ishte përpara tre vjetësh, numri i njerëzve të uritur në botë ka pësuar rritje dramatike.
Sipas të dhënave të Bankës Botërore, 282 milionë njerëz nuk janë të ushqyer sa duhet. Gjysma e tyre jeton në Azi dhe Afrikë. Kriza ushqimore nëpër të cilën po kalon bota sot, përshkruhet si më e madhja që prej Luftës së Dytë Botërore. Dy miliardë njerëz në planet, nuk kanë qasje të mjaftueshme e të sigurt tek ushqimi.
Objektivi i OKB-së që t’i japë fund urisë në botë deri në vitin 2023, për shumicën e tyre duket shumë larg që të arrihet. Pa sukses kanë qenë edhe përpjekjet e deritanishme për mosprekjen e sistemeve globale të ushqimit nga krizat.
38 vende në kontinentin afrikan ishin të varura nga importet e ushqimit, që përpara pandemisë COVID-19, por pas pandemië dhe konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës, gjendja u përkeqësua shumë më tepër.
Gjendja e krizës në të cilën ndodhet bota nuk do të ndryshojë kaq shpejt, madje priten përkeqësime.
