Shembet ndërtesa në Alepo, 18 viktima, mes tyre janë edhe 9 fëmijë
23.01.2023 18:41
8 persona, përfshirë dhe 9 fëmijë....

8 persona, përfshirë dhe 9 fëmijë, u vranë kur një ndërtesë u shemb mbrëmë në Alepo, qyteti i dytë më i madh i Sirisë.
Ndërtesa pesëkatëshe u shemb nga uji që kishte mbushur themelet e saj , teksa banorët ishin duke fjetur.
Në ndërtesë jetonin shtatë familje me afro 35 persona, megjithatë është e paqartë se sa prej tyre ishin brenda në momentin e shembjes. Katër persona u nxorën të gjallë.
Ekipet e shpëtimit, forcat e mbrojtjes civile dhe zjarrfikësit po vazhdojnë operacionet e kërkimit për të gjetur persona të tjerë të zhdukur në rrënoja.
