Pendarovski: BE historikisht nuk ka pasur kandidat më të përkushtuar se RMV
Raportet aktuale me Bullgarinë.....

Raportet aktuale me Bullgarinë, kanë zënë vend të rëndësishëm në takimin e Këshillit të Sigurisë që zgjati tre orë në rezidencën e shefit të shtetit.
Presidenti Pendarovski me porosi se Maqedonia e Veriut ka ligje e dinjitet dhe se do të mbrohet, reagojë dhe nuk do të lejojë të zhvendoset rruga europiane nga skenaristët anti –perëndimore të të dy vendeve.
“Ne kishim një sjellje super europiane e mua më vjen keq që për shkak të nacinalistëve te ne e atje, para së gjithash në Sofje, ne të vijmë në situatë të themi a do të ketë veto. Përse veto ? Në historinë e BE-së nuk ka kandidat më të përshtatshëm për antarësim se Maqedonia e Veriut” – tha Presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski.
Ai ka kërkuar ndërkohë nga organet e vendit ndalesë për hyrje në vend për një deputeti bullgar dhe njëkohësisht eurodeputet, pa ia zbuluar emrin.
Në mesin e listës së propozuar gjenden edhe disa persona të tjerë. Pendarovski thotë gjithsesi se sigura e shtetit nuk është në rrezik.
Potencoi se edhe ardhja e bullgarëve me 4 shkurt në përvjetorin e lindjes së Goce Dellçevit, nuk do t’i zë insitucionet e vendit të papërgatitura.
“Unë mendoj se ne edhe sot po përpiqemi që t’i qasemi në mënyrë shumë të kulturuar gjitha çështjeve komplekse. Të gjitha kontraversionet historike që na mundojnë , jo që unë tani jam përfaqësues i shtetiti tim dhe jam nga kjo anë, por vërtetë mendoj se RMV në dy vitet e fundit dha një shembull shumë të mirë lidhur me provokimet e tilla të cilat shpesheherë vijnë nga përfaqësues të lartë politik, flas në kuptimin verbal.” – u shpreh Pendarovski.
Përveç anëtarëve të rregullt të Këshillit, të pranishëm në takim ishin edhe drejtori i Agjencisë për Kundërzbulim Erold Musliu, drejtori i Agjencisë për Siguri Nacionale Zarko Milloshevski dhe, shefi i shtabit të pëpgjthshëm të ushtrisë Vasko Gjurçinovski. Është biseduar edhe për raportet mes Prishtinës dhe Beogradit, si dhe për situatën në Ukrainë. (Nermin Mulaki – Fejzullahu, TVM2)
