Kovaçevski takon partnerët, RDM e LD presin sqarime shtesë rreth rikonstuimit

23.01.2023 20:06

Kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski...

Kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski takon partnerët e koalicionit për të dëgjuar mendimin e tyre për zgjerimin e koalicionit qeveritar edhe  me Aleancën për Shqiptarët. 

Por RDM thotë se fillimisht u duhet sqaruar se cili është qëllimi i rritjes së shumicës dhe nëse LSDM është e gatshme të inkorporojë edhe temat që për kjo parti i cilëson si të rëndësishme.

Edhe Lidhja Demokratike mbështet rikonstruimin eventual por, vetëm nëse respektohet përfaqësimin adekuat

“Fillimisht dua të dëgjoj informacionet se çfarë planifikohet cili është qëllimi i rritjes së shumicës çfar do të thotë ajo në raport me programin dhe zgjidhjet kadrovike dhe kuptohet ajo që është e rëndësishme për RDM-në ne duam që t’i imponojmë temat që janë me rëndësi për ne të realizohen” – tha Kryetarja e RDM-së, Maja Moraçanin.

“Qëndrimi i Lidhjes Demokratike dhe qëndrimi im si krytar i partisë është i qartë, ne do të mbështesim rikonstruimin e qeverisë nëse respektohet amendamenti 6 i kushtetutës që ka të bëjë me përfaqësimin adekuat dhe të drejtë të të gjitha bashkësive etnike në qeveri dhe në të gjitha institucionet tjera. Nëse devijohet nga Ky parim, atëherë ne nuk do të mbështesim rikontruimin e qeverisë” – u shpreh Kryetari i LD-së, Pavle Trajanov.