Borell: Pranimi i propozimit të "pesëshes së madhe" nga Prishtina dhe Beogradi, mënyra e vetme për të dalë nga kriza

23.01.2023 20:26

Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borell....

Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borell, tha sot në Bruksel se pranimi i propozimit të paraqitur nga përfaqësuesit e "pesës së madhe" në Beograd dhe Prishtinë është "e vetmja mënyrë për t'i dhënë fund ciklit të krizave në terren".

“Ne dëshirojmë të shfrytëzojmë rastin për të vënë në dukje se përparimi në lidhje me propozimin e ri do të sillte përmirësime të konsiderueshme për të dyja palët. Besoj se kjo është mënyra e vetme për t'i dhënë fund ciklit të krizave që kemi parë kohët e fundit dhe se do zvogëlojë  dukshëm rreziqet e tensioneve të reja dhe përshkallëzimin. Ne presim angazhim serioz dhe vullnet për të përfshirë në mënyrë konstruktive të dyja palët në këtë proces, në mënyrë që ky propozim të mund të përparojë", u tha Borell gazetarëve pas seancës së Këshillit të Ministrave të Jashtëm të BE-së.