Maqedoni
Parashikimi i motit
24.01.2023 09:01
Ditën e martë moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira deri të dendura kryesisht në pjesët lindore....

Ditën e martë moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira deri të dendura kryesisht në pjesët lindore. Reshje lokale bore me intensitet të ulët pritet të ketë përgjatë zonave malore të vendit. Pasdite reshjet do të ndalen por vranësirat do të mbeten. Do të fryjë dhe erë e dobët nga drejtimi verior.
Temperaturat minimale do të zbresin në 0°C gradë Celsius, ndërsa maksimalet do të jenë 9°C.
Në Shkup do të mbaj mot me vranësira, në orët e mëngjesit me reshje të shiut. Temperatura minimale do të ulet në 5°C, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 8°C.
