Botë

Koreja e Veriut lëshon alarmin e motit për ‘të ftohtin ekstrem’

24.01.2023 10:42

Autoritetet e Koresë së Veriut kanë paralajmëruar për kushte ekstreme të motit në vend...

Autoritetet e Koresë së Veriut kanë paralajmëruar për kushte ekstreme të motit në vend, pasi një valë e ftohtë përfshin gadishullin Korean.

Temperaturat do të ulen nën -30 gradë Celsius në rajonet veriore, të cilat janë gjithashtu pjesa më e varfër e vendit, informoi radioja shtetërore. Në zonat bregdetare pritet të ketë edhe erëra të forta.
 
Edhe Koreja e Jugut ka lëshuar një paralajmërim për valë të ftohtë dhe Kina veriore ka përjetuar temperatura rekord të ulëta.
 
Radio Free Asia raportoi në dhjetor se “një numër i madh” njerëzish në vend ishin zhdukur në fund të vitit të kaluar gjatë një periudhe tjetër jashtëzakonisht të ftohtë. Shumë prej tyre mendohet se kanë vdekur nga uria ose janë ngrirë deri në vdekje, pasi merkuri u zhyt në pikën e ngrirjes dhe ushqimi u pakësua. 
 
Moti ekstrem, po bëhet gjithnjë e më i zakonshëm për shkak të ndryshimeve klimatike.