Botë
Estonia dhe Letonia kërkojnë largimin e ambasadorëve të Rusisë
24.01.2023 13:17
Shtetet anëtare të NATO-s dhe Bashkimit Evropian, Estonia dhe Letonia, kanë kërkuar largimin e ambasadorëve rusë nga shtetet përkatëse...

Estonia dhe Letonia, kanë kërkuar largimin e ambasadorëve rusë nga shtetet përkatëse. Ky vendim erdhi pas njoftimit të Rusisë për ulje të marrëdhënieve diplomatike me Estoninë, duke e akuzuar atë për “rusofobi totale”.
Ministria e Jashtme ruse deklaroi se ambasadorit të Estonisë do t’i kërkohet të largohet muajin e ardhshëm dhe se të dyja vendet do të përfaqësohen nga të ngarkuarit me punë të përkohshme në vend të ambasadorëve.
Estonia u përgjigj në mënyrë të ngjashme, me ministrin e Jashtëm Urmas Reinsalu që njoftoi se të dërguarit rus do t’i kërkohet të largohet deri më 7 shkurt.
Tre vendet baltike kanë qenë të zëshme për të kërkuar sanksione më të ashpra për Rusinë, si dhe ndihmë më të mirë për Ukrainën.Estonia, Letonia dhe fqinji i tyre baltik Lituania, kanë qenë pjesë e shteteve aleate në NATO që kanë insistuar fuqishëm që Gjermania të sigurojë tanke luftarake Leopard për të ndihmuar Ukrainën që t’i rezistojë pushtimit rus.
