Maqedoni
Ndalesë për shfrytëzimin e ujit të pijshëm në disa fshatra të Strugës
03.02.2015 19:31
Në një pjesë të ujësjellësit të qytetit në Strugë, si dhe në ujësjellësit e fshatrave në rajonin e Strugës mungon mjeti për dezifenktim...

Në një pjesë të ujësjellësit të qytetit në Strugë, si dhe në ujësjellësit e fshatrave në rajonin e Strugës mungon mjeti për dezifenktim, ndërsa uji që e konsumojnë banorët e fshatrave Moroishtë dhe kalishtë është mikrobiologjikisht i ndotur, treguan analizat e fundit që i bëri Qendra rajonale për shëndet publik.
"Disa nga kampionët e ujit nga ujësjellësi i qytetit dhe ujësjellësit e fshatrave në Strugë, të marra dhe analizuara më 1 shkurt në fshatrat Misleshevë, Moroishtë, pompa e benzinës "Makpetrol" si dhe në fshatin Kalishtë, tregojnë se atje nuk përdoret mjeti dezinfektues. Kampionët e juit të marrë nga fshatrat Moroishtë he Kalishtë, ndërkaq treguan ndotje mikrobiologjike", informoi drejtori i Qendrës, Atanasko Mihaillov.
Siç sqaron ai, kampionët e ujit nga fshatrat e kyçura në ujësjellësin e qytetit janë marrë edhe gjatë ditës së djeshme, me ç'rast është konstatuar se koncentrimi i mjetit dezinfektues është nën dozën e lejuar minimale.
"Të tilla janë analizat në fshatrat Misleshevë, tatesh i Poshtëm dhe Ladorishtë. Turbullira të shtuara në ujë kishte në fshatrat Moroishtë dhe Ladorishtë. Në rrjedhë janë analizat mikrobiologjike të këtyre kapmionëve", shton Mihaillov.
Kampionët e ujit të marrë sot nga ujësjellësi i qytetit në Strugë si dhe në ujësjellësit rural në rajon, sipas tij, akoma po analizohen, ndërsa rezultatet komplete do të jenë të gatshme për dy ditë.
Analizat nga Qendra për shëndet publik, siç sqaron Mihaillov, me kohë dërgohen në Agjencinë pë ushqim dhe Qendrën për menaxhim me kriza, për, siç thotë, veprim të mëtutjeshëm nga na e shërbimeve isnpektuese.
"Sipas informatve me të cilat disponojmë, nga ana e Agjencisë për ushqim është dhënë ndalesë për shfryxtëzimin e ujit nga sistemet ujësjellëse në fshatrat e rajonit të Strugës Misleshevë, Bixhevë, tatesh i Poshtëm, Veleshtë, Ladorishtë dhe Kalishtë", informoi drejtori i Qendrës rajonale për menaxhim me kriza, Atanasko Mihaillov./MIA
