Botë
Bilçik: Serbia të harmonizojë politikën e jashtme me BE-në, Bilçik: Marrëdhëniet me Prishtinën përcaktojnë shpejtësinë për BE
24.01.2023 17:04
Raportuesi për Serbinë në Parlamentin Evropian, Vladimir Bilçik...

Raportuesi për Serbinë në Parlamentin Evropian, Vladimir Bilçik, ka publikuar sot draft raportin e tij për Serbinë, thekson se normalizimi i marrëdhënieve me Prishtinën dhe harmonizimi i politikës së jashtme me atë të BE-së, do të përcaktojë dinamikën e rrugës së Serbisë drejt BE-së.
Deputeti sllovak në raport kritikon Beogradin se dështoi të përmbushë masat kufizuese të BE-së kundër Rusisë dhe shton se "i vjen keq për marrëdhëniet e ngushta të Serbisë me Rusinë".
Në raport thuhet se “Parlamenti Evropian shpreh keqardhjen për nivelin e ulët të përputhshmërisë së vazhdueshme të Serbisë me politikën e jashtme të BE-së. Serbia, si kandidate, duhet t'u përmbahet parimeve dhe vlerave të BE-së, me vlerësimin se "koordinimi me "regjimet autokratike luftënxitëse" nuk është e pranueshme. Përbërësit kryesorë të politikës së jashtme të Serbisë janë në kundërshtim të drejtpërdrejtë me qëndrimet e BE-së, duke përfshirë nënshkrimin e marrëveshjeve që përcaktojnë prioritetet e përbashkëta të politikës së jashtme midis Serbisë dhe Rusisë për 2023 dhe 2024.", thuhet në draft raportin për Serbinë.
Po ashtu, në draft-raportin e hartuar nga deputeti sllovak, Vladimir Bilçik, thuhet se “Parlamenti Evropian, mbështet arritjen e një marrëveshjeje për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.”.
Ai në raport përshëndet faktin se anëtarësimi në BE është ende një synim strategjik i Serbisë, por shprehu keqardhje për rënien e mbështetjes së qytetarëve për integrimin e Serbisë në BE.
SAFET ADEMI
