“Grupi i zjarrit” sonte mbajti tubim në Kumanovë
Funksionar të lartë të BDI-së, të njohur si “Grupi i Zjarrit”....

Funksionar të lartë të BDI-së, të njohur si “Grupi i Zjarrit”, sonte qëndruan në Kumanovë ku para anëtarëve të kësaj partie dhe qytetarëve të këtij qyteti, në një tubim informativ sqaruan për arsyet të cilat sollën deri te gjendja e këtillë brenda BDI-së.
Ata kryesisht drejtuan akuza në adresë të Zv.kryeministrit të parë të RMV-së, Artan Grubi.
“Ne dhe ju bashkë kemi elaboru programin e BDI-së dhe jo rastësisht në vitin 2020 e kemi largu nga opinion pikërisht Artan Grubin, nuk ishte as kandidat, as për media as për fushatë, askund, sepse janë agjencionet këta që bëjnë matjen e rejtingjeve dhe na tregonin se ky është më i miri për të humb vota dhe jo për të fitu vota”, - tha Nënkryetari i BDI-së, Izet Maxhiti.
“Nuk mund ta lejojmë si të drejtë ekskluzive Artan Grubin dhe disa kolegë të tij që me lajme nërmjet FB që ti paraqesin sikur është gjendje ideale me investimet kapitale, edhe te këto investime është shumë e thjeshtë dhe bëhet matja, shqiptarët kanë hisen e vetë në këtë shtet dhe duhet ta shtojnë atë hise”, - tha Kryetari i Komunës së Sarajit, Blerim Bexheti.
“Edhe lufta e vitit 2001 dhe gjitha përpjekjet u bënë me dinjitet, me krenari që gjuha shqipe në RMV të është gjuhë zyrtare dhe fatmirësisht u arrit me kontributin e të gjithëve dhe ajo nuk realizohet, nuk implemetohet dhe ne nuk kemi një përgjigje nga ekzekutivi se pse dhe kush e pengon”, - tha mes tjerash Musa Xhaferi.
“Nuk është lehtë që dikush të na thotë të largohemi nga shtëpia sepse 20 vjet bashkë me anëtarësinë dhe me votuesit shqiptarë kemi sakrifikuar familjet tona, vetëveten për të mirën e BDI-së dhe të mirën e shoqërisë shqiptare”, tha Nevzat Bejta.
Organizatorët e këtyre tribunave paralajmëruan se tribuna e rradhës me qytetarë do të mbahet të enjten me forumin e gruas së BDI-së. (Fatlum Aqifi, TVM2)
