Maqedoni
Nikolovski: S’duhet toleruar moszbatimi i vendimeve të GjEDNj nga Bullgaria
25.01.2023 11:54
Duhet të krijohet një mekanizëm efikas për zbatimin e vendimeve të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut...

Duhet të krijohet një mekanizëm efikas për zbatimin e vendimeve të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, tha nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikollovski, në fjalimin e tij në Këshillin e Evropës në Strasburg, duke iu referuar konkretisht aktgjykimeve që Gjykata ka miratuar për rastet me maqedonasit dhe minoritetin maqedonas në Bullgari.
“Aktualisht janë gjashtëmbëdhjetë aktgjykime apo vendime të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut që nuk zbatohen në Bullgari. Gjashtëmbëdhjetë nuk zbatohen, jo një, jo dy, por gjashtëmbëdhjetë aktgjykime dhe vendime të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut nuk zbatohen! Këto vendime, kanë të bëjnë me të drejtën e vetëidentifikimit, të drejtën për t'u mbledhur dhe shoqërim, të drejtën për të marrë pjesë në zgjedhje, të drejtën për të mësuar gjuhën amtare dhe të drejtën për të mbrojtur interesin kombëtar në kulturë.”, - deklaroi Aleksandar Nikollovski nga VMRO – DPMNE.
