Ndalesë për kamionë në akset Mavrovë - Dibër dhe Kërçovë – Ohër

04.02.2015 10:02

Për shkak të reshjeve intensive të borës, në akset rrugore Mavrovë - Dibër dhe Kërçovë - Ohër përmes vendkalimit malor Presekë ka ndalesa për lëvizjen e automjeteve të rënda transportuese, kumtoi sot në mëngjes Lidhja Automote e Maqedonisë...

Reshje të borës ka edhe në Ohër, Strugë, Kërçovë dhe Bukovë, por pa ndalesa për lëvizje.

Komunikacioni në aksin rrugor te udhëkryqi Marvinc - Gjevgjeli është në ndërprerje për shkak të derdhjes së lumit Vardar në rrugë, ndërsa ka ndalesë edhe në rrugët Koçan - Zërnovc dhe Tërbovisht - Razllovc për shkak se kanë lëshuar urat e lumit Bregallnica.

Në aksin rrugor Demir Kapi - Koreshnicë është vendosur ndalesë për qarkullimin e automjeteve të lehta për shkak të derdhjes së lumit Vardar në rrugë. Ndalesa për qarkullim për shkak të rrëshqitjes së tokës për të gjitha automjetet motorike, në aksin Kiselicë - Zletovë në komunën e Probishtipit akoma është në vijim. Automjetet janë riorientuar nga Kiselica - Probishtip - Legovec - Zletovë.

Për shkak të rritjes së nivelit të lumit Bregallnica, në mënyrë parandaluese është mbyllur aksi rrugor nga fshati Novosellë drejt Radovishit.

Është i ndërprerë komunikacioni edhe në rrugën lokale për fshatin Pokrajçevë e cila e lidh rrugën magjistrale Radovish - Strumicë, për shkak të derdhjes së Lumit të Radovishit dhe po zhvillohet përmes fshatit Podaresh-Radovish.

Për çdo lloj të komunikacioni është i ndërprerë aksi rajonal nga fshati Topollçan drejt fshatit Klepaç ndërsa komunikacioni në aksin rrugor Shkup fshati Breznicë - Kullë - Kolomont - Makedonski Brod është i ndërprerë për shkak të shembjeve të mëdha të gurëve në pjesën Koloment - Blizan.

Komunikacioni në të gjitha rrugët e tjera shtetërore po zhvillohet nëpër rrugë të lagështa. LAMM rekomandon kujdes në drejtimin e automjetit, shpejtësi të adaptuar gjatë qarkullimit dhe respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor. Kujdes të veçantë duhet pasur në akset të cilat kalojnë përmes grykave malore, veçanërisht në akset rrugore Katllanovë - Veles, Mavrovë - Dibër - Strugë, Demir Kapi - Udovë, ku mund të paraqiten shembje të vogla të dheut.

Intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë mjediseve të qyteteve është mesatar. Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe për dalje nga shteti.

Në fuqi është obligimi ligjor për posedimin e pajisjes dimërore në automjete, pa e marrë parasysh gjendjen momentale të motit. Ky obligim do të zgjasë deri më 15 mars.