Botë
Aeroporti i Berlinit, anulohen fluturimet për shkak të grevës
25.01.2023 12:13
Të gjitha fluturimet e pasagjerëve nga aeroporti i Brandenburgut të Berlinit....

Të gjitha fluturimet e pasagjerëve nga aeroporti i Brandenburgut të Berlinit janë anuluar ose devijuar sot për shkak të një greve njëditore të punëtorëve.
Disa nga pasagjerët janë nisur për në aeroportet e Dresdenit dhe Leipzig. Ndërprerja e punës pritet të ndikojë në brigadën e zjarrfikësve të aeroportit, operacionet e karburantit, trajtimin e bagazheve dhe sportelet e kontrollit të pasagjerëve.
