Botë

Anije mallrash fundoset në detin e Kinës, në kërkim të anëtarëve të ekuipazhit

25.01.2023 12:47

Rojet bregdetare japoneze dhe koreano-jugore po kërkojnë për tetë anëtarë të ekuipazhit të një anijeje mallrash....

Rojet bregdetare japoneze dhe koreano-jugore po kërkojnë për tetë anëtarë të ekuipazhit të një anijeje mallrash që u fundos gjatë natës në Detin e Kinës në jugperëndim të Japonisë.
 
Gjithsej 14 anëtarë të ekuipazhit janë shpëtuar deri më tani. Jin Tian, një anije mallrash e regjistruar në Hong Kong, lëshoi një sinjal SOS të martën vonë në mbrëmje, sipas orës Japoneze. Tre anije tregtare që ndodheshin aty pranë erdhën në shpëtim.