Maqedoni

Kërkesat e grupit të të pakënaqurve, Osmani: Nuk guxojmë të kalojmë në anarki

25.01.2023 13:02

Zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani përkujton se në BDI lejohet mendimi ndryshe....

Zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani përkujton se në BDI lejohet mendimi ndryshe, e kjo është një vlerë e shtuar e kësaj partie. Por sa u takon kërkesave të të ashtuquajturit “Grupi i zjarrit” tha se ata mund të veprojnë si të duan por nuk mund të kalohet në anarki.
 
“BDI njihet për demokracinë e brendshme, për mundësinë që njerëz të ndryshëm të parashtrojnë ide të ndryshme që dallohen nga ideja e shumicës, por kjo është deri në kufirin që nuk kalon në anarki, atëherë secila organizatë merr masa për ta ruajtur funksionin. Kam ndjesinë se tashmë jemi në këtë kufi edhe pse atë kulturë në BDI, secili ta thotë qëndrimin edhe publikisht, edhe nëse është ndryshe nga shumica, atë do ta inkurajojmë, por vendimmarrja do të mbetet me shumicë.”, tha mes tjerash Osmani.