Maqedoni
Ahmeti: Screning gjithëpërfshirës, nga funksionarët tek gjykatësit
25.01.2023 14:14
Karavani i BDI-së i udhehequr nga lideri Ali Ahmeti, mbrëmë ka takuar banorët e Sellcës, Llacës dhe Vicës...

Karavani i BDI-së i udhehequr nga lideri Ali Ahmeti, mbrëmë ka takuar banorët e Sellcës, Llacës dhe Vicës. Ahmeti tha se para shumë vitesh as që kemi besuar se ne do jemi në NATO, por ja që ndodhi. Ai tha se Maqedonia e Veriut duhet t’i bëjë punët e shtëpisë, me qëllim që sa më shpejtë të hapen bisedimet për anëtarësim në BE. Por, kjo të ndodhë, Ahmeti kërkoi një skrening gjithëpërfshirës duke filluar nga funksionarët dhe gjykatësi.
“A thonin se ky vend nuk bëhet, nuk mund të futemi në NATO, a jemi në NATO. A bëhet Evropa, si u bë NATO bëhet edhe Evropa por, bëni detyrat e shtëpisë. Lufto hajdutin, krimin, kriminelin të gjitha luftoi, sundim ligji, drejtësia mbi të gjitha. Drejtësinë e duan të gjithë po njeriun e drejtë jo. Punët që duhet t’i bëjmë ne, nuk i bëjmë për BE, por për veten. T’i përmbushim standardet, të bëjmë pastrim të funksionarëve, gjykatësve, policëve, të gjithë atyre që nuk punojnë mirë.”, - theksoi kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.
Banorët e Sellcës përkujtuan edhe një herë Ahmetin se gjithmonë e kanë përkrahur idenë e tij dhe paralajmëruan se nëse deri në zgjedhjet e ardhshme nuk zgjidhet problemi me ujin e pijshëm, shkollën dhe rrugën Tetovë –Sellcë, nuk do i ketë votat e tyre, sipas tyre kjo u dëshmua edhe në zgjedhjet lokale, ku edhe pse BDI fitoi, ju përgjysmuan votat.
VISAR SADIKI
