Nëntë aksidente brenda 24-orëshit të kaluar

04.02.2015 10:04

Nëntë aksidente kanë ndodhur gjatë ditës së djeshme në rajonin e Qytetit të Shkupit, prej të cilëve në dy lëndime më të lehta kanë marrë një bashkudhëtar dhe një këmbësor, ndërsa në gjashtë është konstatuar dënim material...

Ka ndodhur edhe një fatkeqësi në të cilën lëndime të rënda ka marrë një çiklist.

Policia rrugore ka sanksionuar 19 drejtues të makinave të cilët nuk e kanë respektuar kufizimin e shpejtësisë së lëvizjes, dy drejtues nuk u kanë dhënë përparësi kalimi këmbësorëve në vendkalimin për këmbësorë, tre drejtues të cilët e kanë drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit dhe të cilët janë shkyçur nga komunikacioni, tetë drejtues të cilët kanë kaluar në semafor të kuq, 37 drejtues të cilët me automjetin janë ndalur para një udhëkryqi, të cilët nuk kanë pasur rrip sigurimi apo kanë folur në celular gjatë drejtimit të atomjetit, si dhe 10 këmbësorë të cilët kanë kaluar rrugën ku nuk ka vendkalim për këmbësorë.

Me ndihmën e automjetit të specializuar "karrotreci" gjatë ditës së djeshme nga ana e policisë rrugore janë larguar 53 automjete të cilat e kanë penguar zhvillimin normal të komunikacionit.