Pesë të lënduar në aksidentin në rrugën Kriva-Pallankë-Kumanovë
04.02.2015 10:44
Pesë persona janë lënduar në një aksident trafiku që ndodhi mbrëmë rreth orës 21:30 në rrugën magjistrale Kumanovë-Kriva Pallankë...

Të gjithë të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë.
Aksidenti ka ndodhur kur shoferi I.R (1977) nga Shkupi duke drejtuar automjetin e tipit "Volksvagen" me targa të Shkupit duke lëvizur nga Kriva Pallanka drejt Kumanocës, në vendin e quajtur "Rugjinska krivina" në atarin e fshatit Suv Ora, ka humbur kontrollin, ka dalë nga rruga,njoftoi policia e Kumanovës.
Në automjet ka pasur edhe katër bashkëudhëtarë me ç'rats të gjithë pesë personat kanë marrë lëndime trupore dhe janë transferuar në spitalin e Kumanovës. Shoferi më pas është transferuar në njërën prej klinikave të Shkupit. (mia.mk)
