Botë
UNECSO shpall Odesën si “ Zonë e Rrezikuar e Trashëgimisë Botërore”
26.01.2023 11:01
Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Kulturë, ka shpallur qendrën historike të qytetit ukrainas të Odesas...

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Kulturë, ka shpallur qendrën historike të qytetit ukrainas të Odesas, si “ Zonë e Rrezikuar e Trashëgimisë Botërore“
UNECSO tha se vendimi njeh vlerën e jashtëzakonshme të kësaj zone. “Vendimi nënkupton që të gjitha vendet anëtare të konventës, përfshirë Rusinë, kanë obligim që të mos e shkatërrojnë me qëllim këtë zonë”, tha shefja e UNESCO-s, Audrey Azoulay pas votimit.
Rusia e ka kritikuar këtë vendim, duke thënë se është “i motivuar politikisht”. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, e ka mirëpritur këtë vendim, duke thënë se është “mirënjohës ndaj partnerëve që na kanë ndihmuar në mbrojtjen e kësaj perle nga sulmet e pushtuesit rus”.
E njohur si perla e Detit të Zi, Odesa është bombarduar disa herë nga Rusia, prej nisjes së luftës në Ukrainë. Vitin e kaluar, banorët tentuan të mbrojnë monumentet e qytetit dhe disa ndërtesa, duke i mbuluar me thasë. Rusia, e cila ka tentuar vazhdimisht që të shtyjë votimin, e ka akuzuar Ukrainën për “shkatërrim” të monumenteve të veta.
