Botë
Ukrainë, zmbrapsen të gjitha sulmet e mbrëmshme ruse
26.01.2023 11:47
Mbrojtja ajrore ukrainase, ka thënë se ka rrëzuar të gjithë dronët rusë...

Mbrojtja ajrore ukrainase, ka thënë se ka rrëzuar të gjithë dronët rusë, në valën e re të sulmeve një natë më parë.
Në total janë rrëzuar 15 të ashtuquajtur dronë kamikazë vetëm mbi kryeqytetin ukrainas, Kiev, ka thënë administrata ushtarake e këtij qyteti të enjten në mëngjes.
Sipas saj, ushtria ukrainase ka lëshuar 24 dronë nëpër Ukrainë. Ky informacion nuk është verifikuar në mënyrë të pavarur. Të enjten në mëngjes, në Ukrainë është lëshuar një tjetër alarm, për shkak të sulmeve të dyshuara ruse.
Rusia e ka nisur luftën në Ukrainë 11 muaj më parë. Prej muajit tetor, ushtria ruse ka sulmuar kryesisht infrastrukturë kritike ukrainase me raketa dhe dronë luftarakë.
Në mes të dimrit, ukrainasit po përballen me ndërprerje të energjisë dhe në disa raste edhe me ndalje të furnizimeve me ujë dhe ngrohje.
