Botë

Një ajsberg në madhësinë e Londrës shkëputet nga blloku i akullit në Antarktidë

26.01.2023 12:55

Një ajsberg pothuajse në madhësinë e Londrës së Madhe është ndarë nga blloku i akullit Brunt në Antarktidë...

Një ajsberg pothuajse në madhësinë e Londrës së Madhe është ndarë nga blloku i akullit Brunt në Antarktidë. Ajsbergu ka një sipërfaqe prej 1550 kilometrash katrorë ndërsa studiuesit thonë se ndarja ishte e pritshme dhe jo si rezultat i ndryshimeve klimatike.
 
“Kjo ngjarje ka qenë e pritshme dhe është pjesë e sjelljes natyrore të Shelfit të akullit Brunt. Nuk është e lidhur me ndryshimet klimatike. Ekipet tona shkencore dhe operacionale vazhdojnë të monitorojnë bllokun e akullit në kohë reale për t’u siguruar që është i sigurt”, tha profesor Dominic Hodgson, një nga shkencëtarët e BAS në një njoftim për shtyp.
 
Ndarja e masivit të akullit vjen në një kohë shtrirja e akullit në detin e Antarktidës, ku aktualisht është verë, është në nivelet më të ulëta në histori.Shkencëtarët zbuluan për herë të parë çarje të rëndësishme në bllokun e akullit një dekadë më parë, por në dy vitet e fundit janë regjistruar së fundmi dy thyerje të mëdha.
 
Stacioni Kërkimor i BAS Halley ndodhet në Shelfin e Akullit Brunt dhe akullnajat thonë se stacioni i kërkimit shkencor është i sigurt.