Bregu perëndimorë, vriten 9-të palestinez
Nëntë palestinezë janë vrarë...

Nëntë palestinezë janë vrarë gjatë bastisjeve të ushtrisë izraelite në Bregun e pushtuar Perëndimor, kanë thënë zyrtarët palestinezë.
Një grua e moshuar është raportuar të jetë në mesin e të vdekurve në qytezën Jenin. Ushtria izraelite ka thënë se ka vepruar për të penguar sulme të mëdha nga “skuadra terroriste” e grupit Xhihadi Islamik Palestinez.
Gjatë tentimeve për të arrestuar militantët, tre persona kanë shtënë me armë zjarri ndaj trupave ushtarake dhe ata janë vrarë, ka thënë ushtria. I katërti është dorëzuar dhe është arrestuar.
“Forcat e sigurisë kanë marrë masa për të rrethuar ndërtesën në të cilën kanë qenë të dyshuarit”, është thënë në një deklaratë të Forcave izraelite të Mbrojtjes. “Dy të dyshimtë, të armatosur, janë identifikuar duke ikur nga zona dhe janë neutralizuar”.
Ushtria izraelite i ka akuzuar militantët se kanë qenë “thellësisht të përfshirë në planifikimin dhe ekzekutimin e sulmeve të mëdha terroriste ndaj civilëve dhe ushtarëve izraelitë”.
