Botë

Britania e Madhe: Kosova të anëtarësohet në Këshillin e Europës

26.01.2023 13:46

“Kosova duhet të anëtarësohet në Këshillin e Europës”...

Ky është qëndrimi që përfaqësuesi i Britanisë së Madhe, John Howell, mbajti një ditë më parë në seancën e Asamblesë Parlamentarë të kësaj organizate.
 
Në një debat të mbajtur me iniciativën e Britanisë së Madhe në selinë e Këshillit të Europës, Howell kërkoi që çështja e anëtarësimit të Kosovës të ndahet nga progresi në dialogun e Kosovës me Serbinë, i cili ndërmjetësohet nga Bashkimi Europian.
 
“Kosova nuk duhet të mbahet peng në raport me progresin në dialogun e udhëhequr nga BE-ja. Duhet të tregojmë se Këshilli i Europës është i ndarë nga Bashkimi Europian dhe se ka vlerat dhe parimet e veta mbi bazën e të cilave sillen vendimet”, tha Howell.
 
Gjatë seancës, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Kroacia mbështetën anëtarësimin, ndërsa Serbia u bëri thirrje anëtarëve që ta refuzojnë kërkesën e Kosovës.