Botë
Bllokoi foltoren, Sali Berisha përjashtohet nga seanca plenare
26.01.2023 14:03
Kryeparlamentarja e Shqipërisë Lindita Nikolla, ka përjashtuar nga seanca e sotme plenare...

Kryeparlamentarja e Shqipërisë Lindita Nikolla, ka përjashtuar nga seanca e sotme plenare kreun e demokratëve Sali Berisha.
“Ne qëndrojmë këtu, nuk lëvizim, po deshe ti deri pasnesër në drekë”, u shpreh Berisha, i cili së bashku me debutetët demokratë bllokuan foltoren e Kuvendit duke këruar që të futet në rend të ditës së seancës, çështja e ish-zyrtarit të FBI-së, McGonigal.
Berisha u shpreh se Rama duhet të japë dorëheqjen dhe të shkojë të dëshmojë në Amerikë për këtë çështje.
“Shqipëria gjendet çdo ditë në epiqendër të një cikloni që do të poshtëronte çdo vend të madh. Kryeministri, ministrat e tij, këshilltarë të tij, janë të implikuar direkt në një aferë korruptive në korruptimin e njërit prej njerëzve me njohuri më të jashtëzakonshme, më sensitive në SHBA, për sigurinë e këtij vendi, por edhe sigurinë e vendeve të lira. Prej muajsh, një juri ka urdhëruar hetimin e çdo mesazhi, çdo takimi, çdo udhëtimi, midis McGonigal, Dorian Duçkës, Agron Nezës dhe Edi Ramës. Kjo juri e citon në vendimin e saj në mënyrë të përsëritur Edi Ramën. Ky kryeministër ka kryer një krim të shëmtuar, ka keqshfrytëzuar një njeri të pamoral, e ka përdorur për qëllime të pushtetit të tij, kundër opozitës, e ka përdorur për manipulime. Kjo ndodh vetëm në Korenë e Veriut. Sot nuk mund të ketë debat tjetër në Parlament veç këtij debati. Rama të vijë këtu ose të shpallë dorëheqjen dhe të shkojë të dëshmojë në Amerikë.”
Në fund, kërkesa e grupimit demokrat u rrefuzua.
