Botë
McGonigal deklarohet i pafajshëm mbi akuzat për marrje parash
26.01.2023 14:20
Ish-zyrtari i FBI-së, Charles McGonigal , edhe dje u deklarua i pafajshëm lidhur me akuzat...

Ish-zyrtari i FBI-së, Charles McGonigal , edhe dje u deklarua i pafajshëm lidhur me akuzat se ka marrë para nga një ish-punonjës i shërbimeve inteligjente shqiptare dhe për mos-raportimin e kontakteve dhe lidhjeve dhe zyrtarë të shteteve të tjera.
Siç vihet në dukje në akt-padi, ai ka patur kontakte të shumta mes të tjerash me biznesmenë, ish-zyrtarë dhe zyrtarë shqiptarë.
Në një seancë të gjykatës së Uashingtonit që zgjati më pak se 15 minuta dhe ku i pandehuri McGonigal mori pjesë virtualisht, u ra dakord që ai të gjykohej në gjendje të lirë kundrejt pagesës, gjatë kohës që do të zhvillohet procesi gjyqësor dhe që seanca e ardhshme të mbahet në një moment të dytë. Seanca u përqendrua kryesisht në detajet teknike të procesit.
Në gjykimin e parë të hënën, ai nuk i pranoi as akuzat e tjera se ka shkelur sanksionet amerikane ndaj Rusisë duke punuar për oligarkun rus Oleg Deripaska.
