Ahmeti: Misioni i BDI-së, anëtarësimi i vendit në BE

26.01.2023 17:26

Karvani i BDI-së, i udhëhequr nga kryetari Ali Ahmeti....

Karvani i BDI-së, i udhëhequr nga kryetari Ali Ahmeti dhe të shoqëruar nga bashkëpunëtorë e tij, ka qëndruar në malësinë e qytetit të Tetovës ku kanë takuar banorët e fshatrave Rasadishtë, Gajre, Lisec, Shipkovicë, Brodec, Veshallë dhe Bozovcë.

Ahmeti tha se misioni i tij është anëtarësimi i vendit në BE dhe ngritja e standardit jetësor. Sipas tij ka ende skeptik se nuk mund të ndodhë, por të gjithë ato skeptik që ishin për NATO për kryetar, kuvendi dhe ministra e drejtor shqiptar, të gjitha këtu janë realitet.

“Tani mision e kemi Bashkimin Evropian, sepse vetëm ashtu ngrihet standardi jetësor dhe sigurojmë paga më të larta për qytetarët tanë, jetë më stabile dhe me standard evropiane. Vetëm kështu ndalet migrimi. Ka skeptikë ashtu siç ka pasur gjithmonë edhe për anëtarësim në NATO, edhe për ministra, drejtorë e kryetar kuvendi shqiptarë, por janë punë që janë kryer më sukses. Më këto arritje kemi dëshmuar se ky shtet është edhe i yni dhe ne kemi ekipe të përgatitura që kemi investuar.”, - deklaroi kryetar i BDI-së, Ali Ahmeti.

Kreu i integristëve, Ali Ahmeti, tha se ai është gjithmonë pro reformave, por gjithmonë me parimin që shqiptarët të jenë zot në vendin e vet dhe të përfaqësuar në mënyrë dinjitoze. (Visar Sadiki, TVM2)