Një delegacion kuvendor në seminar për efikasitet energjetik në Ankara

04.02.2015 11:49

Deputetët Lupço Dimovski, kryetari i Komisionit për çështje ekonomike, Kërsto Mukoski, kryesuesja e Komisionit për financim dhe buxhet, Solza Gërçeva, dhe Kaltrina Azizi, nesër dhe pasnesër do të marrin pjesë në seminarin parlamentar "Siguria energjetike, efikasiteti energjetik dhe lidhshmëria e vendeve nga Ballkani Perëndimor dhe Turqia", që po mbahet në Ankara, Republika e Turqisë....

Seminari parlamentar pritet të hapet nga Ibrahim Halil Maziçiogllu, kryetari  i Komisionit për industri, tregti, energjetikë, resurse kombëtare dhe teknologji, në kuvendin  e madh kombëtar të Republikës së Turqisë, Jerzhi Buzek, kryetar  i Komisionit në Parlamentin Evropian për industri, hulumtime dhe energjetikë,  si dhe Sadik Jakut, zëvendëskryetar i Kuvendit të madh kombëtar të Republikës së Turqisë.

Në suaza të programit është parashikuar të hapet diskutim për lidhjen e vendeve nga Ballkani Perëndimor dhe Republika e Turqisë nga aspekti i perspektivave të Republikës së Turqisë. Do të diskutohet edhe për sigurinë energjetike të BE-së,  për arritshmërinë e resurseve energjetike të vendeve nga Ballkani Perëndimor dhe Republika e Turqisë, tregu i brendshëm i energjisë  në Bashkimin Evropian, gjendjet dhe perspektivat, nevojat e tanishme dhe të ardhshme të naftës, gazit, energjisë elektrike dhe burimet e rindërtuara të energjisë në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Republikën e Turqisë, transporti dhe deponimi.

Në ditën e dytë të seminarit pritet të hapen çështje për lidhjen e vendeve nga Ballkani Perëndimor dhe Republika e Turqisë, zgjerimi individual i Komisionit Evropian, vlera në botën dhe rajonin e sigurisë energjetike,  si dhe për bashkëpunimin e Bashkimit Evropian, vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Republika e Turqisë, projektet investuese për energji elektrike, gaz dhe burime të ripërtërira të energjisë.

Seminarin e organizojnë  Parlamenti Evropian dhe Kuvendi i Republikës së Turqisë. Do të marrin pjesë eurodeputetë, përfaqësues të parlamenteve të vendeve nga Ballkani Perëndimor dhe Turqia, përfaqësues të Komisionit Evropian dhe ekspertë,  me qëllim që t'i ndajnë përvojat rajonale dhe parashikimet për sfidat e ardhshme në këtë fushë, me theks të këmbimit të informatave me pjesëmarrësve.