Ahmeti takon forumin e gruas në Tetovë, “Grupi i zjarrit”tubim me Forumin e gruas në Shkup

26.01.2023 19:00

Edhe sot kanë vazhduar aktivitetet e BDI-së në terren...

Edhe sot kanë vazhduar aktivitetet e BDI-së në terren. Kreu i kësaj partie, Ali Ahmeti ka takuar Forumin e gruas së BDI-së në Tetovë.

Nga ana tjetër edhe të pakënaqurit në BDI të udhëhequr nga Izet Mexhiti në Teatrin Shqiptar në Shkup, kanë takuar Forumin e gruas në BDI.

Derisa në Tetovë Ahmeti foli për sukseset e ekzekutivit, nga “Grupi i zjarrit” sërish kritikuan punën e ekzekutivit për mossukses.

Sipas tyre edhe pjesa dërmuese e strukturës partiake konstaton se ka tendencë për tjetërsim të BDI-së, ata do të angazhohen për ta kthyer partinë në binaret e duhura.