Ahmeti takon Forumin e gruas: Nuk ka dëm nga respektimi i marrëveshjes
Me respektimin e Marrëveshjes për Fqinjësi....

Me respektimin e Marrëveshjes për Fqinjësi të mirë asgjë nuk do të humbin bashkëqytetarët maqedonas, përkundrazi ata do të forcojnë identitetin e tyre në rrafsh ndërkombëtarë, tha kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti para grave të forumit në Tetovë.
“Jemi në një situatë ku kërkohet zgjidhje, ashtu siç kishim problem me çështjen e emrit, tani kemi vështirësi në drejtim të zbatimit të Marrëveshjes për Fqinjësi të mirë. Respektimi dhe zbatimi i marrveshjes së nënshkruar obligative me palën bullgare asgjë nuk humën bashqytetari jonë përkundrazi legjitimohet ndërkombtarisht kombi kultura maqedone dhe ne na kanë përkrahës të këtyre interesave” - tha Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.
Merita Mustafai nga Forumi i Gruas tha se janë rreshtuar në mbështetje të rrugëtimit eurointegrues të vendit.
“Tanimë ka mrri koha që kur gratë duke dëshmuar vlerat më të përkryera energjinë dhe kreativitetin ta përdorin për të mirën e tyre dhe gjith shoqërisë.Kemi shum gra e vajza që kan kapacitetin profesionalizmin përkushtimin e devotshmërinë për të dhënë kontributin e pakontestueshëm në rrutimin e eurouintegrimeve” - deklaroi Kryetarja e Forumit të gruas nga rradhët e BDI-së, dega Tetovë, Merita Mustafai.
- Forumi i gruas, BDI: Duam përfaqësim të drejtë në Qeveri
Nga ana tjetër Forumi i gruas së BDI-së në një tubim në Shkup ka shprehur pakanaqësitë për mos sukses dhe mos përfaqësim të gruas në Qeveri, duke kërkuar kështu llogari për premtimet e dhëna.
“Si kryetare e Forumit të gruas ndërvite nëpër forumet partiake kam shprehur pakënaqsinë time për mospërfilljen e kontributit dhe kapacitetit që kanë dhënë gratë. Ishim ne gratë që trokitëm në çdo derë të qytetarit dhe në mënyrë të sukseshme promovuam vlerat dhe idetë politike dhe si përfundim bërryllat e burrave në ekzekutiv ngulftën edhe njëherë hapsirën dhe zërin e së drejtës së gruas në parti” - u shpreh Kryetarja e Forumit të gruas nga rradhët e BDI-së, Çair, Mukades Hajdari.
“Si anëtarë i kryesisë qëndrore të BDI-së dua që gruaja të fuqizohet përmes mekanizmave institucinale t’i zgjërohen asaj përgjegjësitë, dhe pushteti si e tillë kontrubiti i saj do të jetë shumë i frytshëm" - theksoi Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu.
BDI dhe i ashtuquajturi "Grupi i Zjarrit" për të dytën javë me radhë janë në terren dhe po zhvillojnë takime me qytetarë dhe strukturat e tyre. (Naim Ramadabi, TVM2)
