Barazon Bayerni, fiton Xhaka
04.02.2015 11:53
Bayern është ndarë në barazim1-1 me Shalken në Alianz Arena...

Pjesa e parë ka përfunduar nëbarazim pa gola.Ekipi bavarez e ka mbyllur pjesën e parë të takimit me një lojtar më pak, pasi Boateng është dënuar me karton të kuq.
Në minutën e 67-të Arien Robben ka shënuar për Bayernin, duke e kaluar atë në avantazh. Ndërsa, gjithçka është barazuar nga Shalke në minutën e 72-të të takimit.
Fitore të rëndësishme 1:0 realizoi Borussia Monchengladbach e Granit Xhakës.
Këta të fundit mposhtën Freiburgun me Granitin që luajti 90 minuta. Bayerni mbetet lider në Bundesligë me 46 pikë, teksa Borussia e Xhakës tani ka 33 pikë në pozitën e tretë.
