Maqedoni
Sot hapen ofertat për linjat e reja ajrore
27.01.2023 12:05
Ofertat që mbërritën në tenderin për subvencione për linjat e reja ajrore deri dje në mesditë...

Ofertat që mbërritën në tenderin për subvencione për linjat e reja ajrore deri dje në mesditë, do të hapen sot nga Komisioni në Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve. Thirrja, e cila u publikua vitin e kaluar, më 20 dhjetor, i referohet periudhës nga viti 2023 deri në fund të vitit 2025.Për këtë vit janë planifikuar 1.1 milionë euro për mbështetje financiare për linjat e reja ajrore.
Sipas MTL-së, kjo thirrje publike është e ndryshme nga ajo e mëparshme dhe për të mund të zgjidhen disa linja ajrore, të cilat do të subvencionoheshin për vendosjen e linjave të reja nga Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit dhe Aeroporti i Ohrit.
Mbështetja financiare do të jepet sipas kritereve për renditjen e destinacioneve të reja ku do tëmerren parasysh : periudha e funksionimit të destinacionit, numri i fluturimeve javore, atraktiviteti i aeroportit në të cilin operon, numri i vendeve të ofruara për shitje. Është paraparë mbështetje prej 7 euro për udhëtar që niset nga aeroporti i Shkupit dhe 4,5 euro për pasagjer, nga aeroporti i Ohrit.
Afati i thirrjes ka qenë 19 janari, por ai u shty për shkak të ndryshimeve në dokumentacionin e tenderit, i cili përjashton kërkesën për bilanc pozitiv për vitin 2020 dhe 2021 nga kriteret e pjesëmarrjes për shkak të krizës COVID.
Nga Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit operojnë 11 linja ajrore me 36 destinacione dhe dy linja të tjera operojnë nga aeroporti i Ohrit.
